Digjet një vilë në Brezovicë, policia jep detaje

Digjet një vilë në Brezovicë, policia jep detaje

Pasditen e sotme një vilë në Brezovicë është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dal menjeher në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

Ditëve të fundit, Kosova po përballet me shumë vatra të zjarrit. /Gazeta Enigma

Related Articles