Dy fëmijë kanë marrë lëndime nga një zjarr në një trafo elektrike në një objekt banesor në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, raporton Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ku tha se dy ndihma e parë i’u dha dy fëmijëve të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur që me sukses ta lokalizojnë zjarrin.
“Janë djegur disa orë të rrymës, kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve dhe e kanë parë që dy fëmijë janë lënduar, kanë pësuar djegie në duar dhe se kanë marr ndihmën e parë mjekësore. Se si ka ardh deri te rasti ende nuk kem informacione, por se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin” tha ai.