“Dihet që Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi, por nuk duhet të shkelet Kushtetuta jonë”

“Dihet që Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi, por nuk duhet të shkelet Kushtetuta jonë”

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Lista Serbe dihet që dirigjohet nga Beogradi, mirëpo ka theksuar se deputetët nuk duhet ta shkelin Kushtetutën tonë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se kjo parti politike e serbëve të Kosovës, në vendin tonë e ka vetëm trupin.

“Ne e dimë që Lista Serbe trupin e ka në Kosovë, kurse mendjen, logjikën e veprimin e ka në Beograd. Lista Serbe nuk është që vepron kokë më vete, por dirigjohet nga Beogradi. Për neve është me rëndësi shteti ynë, Kushtetuta jonë. Është me rëndësi që ne të mos e nëpërkëmbim Kushtetutën tonë, apo parimet e standardet që i kemi pranuar si të mirëqena”, tha Miftaraj.

Ky diskutim u bë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së zëvendëskryeparlamentarit nga radhët e komunitetit serb, dhe për më gjerësisht, ndiqeni videon më poshtë.

Related Articles