“Dikur Serbia shihej si lidere në Ballkan, tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë”

“Dikur Serbia shihej si lidere në Ballkan, tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë”

Opinionistja Aida Dërguti në një deklaratë për media ka thënë se dikur Serbia shihej si lidere në Ballkan, ndërkaq sipas saj, tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Dërguti ka theksuar se kjo gjë është në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

“Nëse kthemi prapa shohim kur e ka marrë Edi Rama mandatin, në 2013, edhe pse nuk është thënë, por është nënkuptuar që lidere në këtë pjesë të Ballkanit, të jetë Serbia”, tha ajo në “Rubikon”.

“Fatkeqësisht në kohën e Merkelit është parë disi Vuçiqi si lideri i vendeve të cilat pretendojnë të hyjnë në Ballkan dhe ky është lajm që mirë që tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë, që është në të mirë të të gjithë shqiptarëve”, është shprehur tutje ajo.

Related Articles