Një rast dhune në familje ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Avdulla Presheva’ në Gjilan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur se ndihet e rrezikuar nga djali i saj.
Bazuar në dëshminë e nënës, i biri e ka kërcënuar se do ta vrasë, teksa i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia ku jetojnë.
I riu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.