Dimal Basha: Kërkesa e SBASHK-ut e pasinqertë, për 16 euro po i mbajnë peng fëmijët

Dimal Basha: Kërkesa e SBASHK-ut e pasinqertë, për 16 euro po i mbajnë peng fëmijët
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, gjatë ditës së djeshme përdori fjalë shumë të rënda në drejtim të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

E në seancën plenare të sotme, ai vendosi që të flasë sërish për grevën.

Ai gjatë gjithë kohës ka folur në lidhje me ndihmën që Qeveria ka ofruar në kuadro të pakove, e të cilat pak më parë i deklaroi të gjitha kryeministri Albin Kurti.

“Pe nisi fillimisht me kërkesat që është pru prej SBASHK-ut edhe BSPK-së.Krasniqi e tha se inflacioni ka arritur në Kosovë 15% që nënkupton se paga mesatare e një mësuesi është 440 euro , nëse ka pasur inflacion i bie se ju ka zvogëlu për 66 euro.E Qeveria ia ka ofru 50. Për 16 euro janë duke i mbajt peng fëmijët tek shkolla.Është kompromis i mjaftueshëm nëse është rrit shpenzimi për 66, e Qeveria i ka ofru 50 s’mendoj se as ju si opozitë mund të arsyetoni SBASHK-un”,tha ai.

Tutje Basha tha se Qeveria veç në arsim ka ofru edhe 400 asistentë, për t’i ndihmuar prindërit me nevoja të veçantë, veç aty shpenzimi është diku 2 milionë euro.

“Kemi pasur 300 mësimdhënës me sëmundje të rëndë, ata s’kanë nevojë me shku nëpër shkolla sepse i marrin pagat sepse se kanë gjendjen e rënduar. Ka qenë investim në arsim pra diku 7 milionë euro. SBASHK-u s’po e vlerëson investimin prej 24 milionë euro tek fëmijët. Kjo Qeveri me pas ma shumë i ndanë me juve, por duhet kuptuar se një mësuese mesatarisht i merr 440 kurse, një mjek e ka 3.5 euro orën.Kur flet për qat qasje si kryeministër a është më prioritet mjekët që po na ikin prej vendi, e që është prioritet me ja rrit pagën, apo mësuesit që e kanë 5 euro orën. Mendoj se Ligji i Pagave ka me i trajtuar të gjithë.Kjo tregon për SBASHK-un që kërkesa është e pasinqertë dhe kjo po dëshmohet vazhdimisht”, tha ai.

“Domethënë kryetari i SBASHK-ut dje ka ardhë.Nëse ka qenë veç për arsimtarë në korrik e kanë paralajmëruar grevën pse s’ka filluar në korrik, nëse problemi është vetëm kërkesa për mësuesit, ndoshta për dy muaj ditë ish bë një zgjidhje, por kjo lë diçka me kuptu që në shtator me i blloku fëmijët dhe me e zënë peng Qeverinë”,shtoi ai.

Related Articles