16 oficerë të rinj të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë diplomuar sot në kazermën “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Enigma.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke uruar kadetët e rinj, tha se qershori i ngjarjeve të rëndësishme historike për liri e pavarësi po përmbyllet këtë vit me shtimin e dhjetë oficerëve të rinj të FSK-së.
Maqedonci tha se ky vit jubilar dallon nga vitet tjera për shkak të pozicionit ku gjendet ushtria e Kosovës, për çka përmendi investimet mbi 200 milionë dhe numrin e ushtarëve dhe oficerë të rekrutuar.
Ai shtoi se Ushtria e Kosovës po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale.
Ndërkaq, duke vlerësuar profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, Maqedonci tha se bashkëpunimi i me shtetet aleate është si rezultat i këtyre vlerave. Maqedonci gjithashtu falënderoi familjarët për mbështetjen ndaj kadetëve, duke thënë se ai nuk ka asgjë që e bën më krenar se sa të shoh rritjen dhe zhvillimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Kurse, Komandantja e Qendrës për Studime Universitare, që ka për qëllim të mëshirojë kadetët-oficerët me vlera ushtarake, Majore Mimoza Gudeci në ditën e saj e fundit si komandante e kësaj qendre, ndau tri mësime me kadetët e sapo diplomuar.
Ajo tha se detyra, nderi dhe atdheu janë fjalë që duhen të kujtohen gjithmonë në mënyrë që çdo veprim e vendim i tyre do të jetë i drejtë dhe i mirë. Në këtë ceremoni, shpërblimi “Kadet i dalluar në rrugëtimin 4-vjeçar” iu nda, Atdhe Ahmetit, i cili në emër të klasës 2024, tha se janë falënderues ndaj familjes dhe instruktorëve të cilët ngjallen një shpirt luftarak te kadetët që të ngritin vlera ushtarake.