Disa fakte interesante për Royal Antwerp, kundërshtarin e ardhshëm të Dritës

Disa fakte interesante për Royal Antwerp, kundërshtarin e ardhshëm të Dritës

Drita do të përballet me skuadrën e Royal Antwerp, në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Ndeshja e parë zhvillohet me 21 korrik në Belgjikë, kurse ndeshja kthyese me 28 korrik.

Gjatë historisë së klubit, Royal Antwerp ka fituar katër tituj të ligës belge, si dhe tre Kupa të Belgjikës. Skuadra belge është një skuadër e respektuar atje, pavarësisht që ka pasur ndryshime të mëdha gjatë historisë së saj.

Pavarësisht se është një nga klubet më të njohura në Belgjikë, Antwerp ka pasur probleme të ndryshme në kohë. Ata nuk kanë fituar një titull ligë që nga viti 1957, dhe kanë kaluar disa sezone në divizionin e dytë. Ata u promovuan në përsëri në nivelin elitar belg në vitin 2000, për t’u larguar përsëri në vitin 2004. Ata u rikthyen në divizionin e parë pas 13 vitesh në 2017.

Klubi është skuadra më e fundit belge që ka arritur në një finale të kompeticionit të UEFA-s, në finalen e Kupës së Fituesve të Kupës Evropiane 1993, ku humbën 3–1 kundër Parmës në stadiumin Wembley.

Në gusht 2020, Anterp fitoi trofeun e tij të parë të madh në gati 30 vjet, kur mposhtën kampionët e ligës Club Brugge në finalen e Kupës së Belgjikës.

Stadiumi i tyre quhet “Bosuilstadion”  dhe ka kapacitet prej 16.144 ulsesh, kurse klubi është themeluar në vitin 1800.

Related Articles