Të nesërmen në disa lagje të Prishtinës nuk do të ketë ujë.
Të paktën kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.
Saktësisht bëhet fjalë për rrugët “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Gazeta Enigma
Disa lagje të kryeqytetit nesër mbesin pa ujë
