Kryeparlamentari Glauk Konjufca në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova tha se disa prej faktorëve ndërkombëtar kanë mbetur shumë prapa, siç tha ai, në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicë”.
Konjufca u shpreh se “Zajednica” është goxha projekt i vdekur, dukë thënë se për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën, sipas tij, është dashur të jetë një mekanizëm joqeveritar.
“Disa prej faktorëve ndërkombëtar kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një Zajednicë, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.
“Zajednica është goxha projekt i vdekur. Është mënyra se si e ka kuptuar Kosova dhe se si e ka kuptuar Serbia, për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dasht me qenë një mekanizëm joqeveritar”, tha ai.