“Disa nga shkollat kanë filluar procesin mësimor”

“Disa nga shkollat kanë filluar procesin mësimor”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci konsideron se mësimi është duke u zhvilluar normalisht në disa shkolla, përfshirë edhe në kryeqytet.

Nagavci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se mësimin e ka parë nga afër gjatë vizitave në shkolla.

“Me kryeministrin ishim në Qendrën e Kompetencës ‘Shtjefën Gjeçovi’, në Prishtinë ku procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht. Po ashtu, kam vizituar shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet ku disa mësimdhënës janë duke mbajtur mësimin. Zëvëndësministri, Dukagjin Pupovci ka vizituar Qendrën burimore ‘Përparimi’ në të cilën gjithashtu ka nisur procesi mësimor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Related Articles