Disa persona ftohen në polici lidhur me institucionet paralele që u mbyllën në veri

Disa persona ftohen në polici lidhur me institucionet paralele që u mbyllën në veri

Pesë persona janë ftuar për intervistim  nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve.

Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Më 30 gusht të këtij viti, është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri, “Qarku i Mitrovicës së Kosovës,  Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Elshani shtoi se këta persona që janë ftuar për intervistim kanë të bëjnë me rastin në fjalë të përmendur më lartë atë të institucioneve paralele.

Related Articles