Disa persona i vënë flakën shkollës në Suharek

Disa persona i vënë flakën shkollës në Suharek

Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur shkolla e vjetër, në Suharek, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë njoftuar se drejtori i shkollës në fshatin Mushtisht të Suharekës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 06:30.

“Ankuesi mashkull  kosovar  drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.  /Gazeta Enigma

Related Articles