Disa policë të lënduar prej sulmeve me molotov nga protestuesit në Tiranë

Disa policë të lënduar prej sulmeve me molotov nga protestuesit në Tiranë

Policia e Shqipërisë njoftoi se 10 zyrtarë policorë janë lënduar nga protesta e opozitës në Shqipëri të hënën.

Në njoftimin policor thuhet se protestuesit kanë hedhur me koktej molotovi, lënë piroteknike e sende të forta, derisa janë marrë masat për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve.

Protestuesit fillimisht hodhën molotov në drejt të policëve, e pastaj në drejtim të objektit të Qeverisë. Ata po protestojnë pasi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua me 1 vit burgim.

“Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Related Articles