Disa pushues në plazhin e Kunesë i shpëtojnë jetën vajzës nga Kosova

Disa pushues në plazhin e Kunesë i shpëtojnë jetën vajzës nga Kosova

Disa pushues janë treguar heronjë duke ia shpëtuar jetën një vajze nga Kosova.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kunesë, Lezhë.

Sipas dëshmitarëve, vajza po mbytej kur disa prej tyre vrapuan dhe e nxorën në breg.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.

Related Articles