Studentë të vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Arbnor Latifaj, Elham Rahimi, Jon Hasani, kanë realizuar platformën digjitale “LNHBook”, projekt ky i cili mësohet në kuadër te lëndës “Projekti në SEW”.
LNHBook (linku: https://lnhbook.net) është një platformë digjitale e cila ofron zgjidhjen më të avancuar për publikimin e projekteve individuale të studentëve nga profesoresha Prof.Ass.Dr. Lindita Nebiu Hyseni.
Përveç mundësisë së menaxhimit administrativ nga profesoresha Linditë, nëpërmjet kësaj platforme ajo mund te vendos përdorues qe të ketë qasje në LNHBook per menaxhimin e te dhënave të saj.
Profesoresha do të ketë më të lehtë kërkimin e projekteve të studentëve nëpër lëndë dhe vite të caktuara, menaxhimin e atyre projekteve, menaxhimin e resumes së saj, menaxhimin e informatave personale si dhe fshirjen e kontakteve të parëndësishme.
Studentëve dhe në përgjithësi përdoruesve do t’i shërbejë për qasje në CV-në e profesoreshës, si dhe në projektet e realizuara në kuadër të lëndëve që ligjëron Prof.Ass.Dr. Lindita Nebiu Hyseni në FSHK.