Policia e Kosovës njofton se një veturë derisa ishte në lëvizje është gjuajtur me armë zjarri nga një veturë tjetër e panjohur.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në veturën e viktimës, derisa nuk raportohet për të lënduar.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë, tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Graqanicë.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.