Disiplinori i jep vërejtjen e fundit Dukagjinit, kërkon deklaratë shtesë nga Salihu, Dajaku e Zymberi

Disiplinori i jep vërejtjen e fundit Dukagjinit, kërkon deklaratë shtesë nga Salihu, Dajaku e Zymberi

Komisioni Disiplinor pasi ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore nga Komisioni i Garave, ka marrë disa vendime.

Skuadrës së KF Dukagjinit I është dhënë cvrejtjae fundit pasi disa tifozë në ndeshjen daj Ballkanit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të gjyqtarëve. Në anën tjetrë Disiplinori ka kërkuar deklarata shtesë nga Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku për shkak të akuzave dhe shpifjeve që kanë bërë në adresë të FFK-së.

Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor:

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të BKT Superligës, xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, xhiros së 22-të të Ligës së Dytë si dhe xhiros së 21-të të Superligës së Kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

KF ”Dukagjini”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore, një grup i tifozëve vendas nga tribunat kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve, por pa e goditur askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajneri i KF “Vushtrria” , Samuel Nika me nr ID.015755M77. Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Për Trajner, zyrtar dhe lojtar).

Futbollist i KF ”Gjakova”, Leonard Lokaj me nr fanelle 11 dhe nr ID 017903M00 . Për shkak të kartonit të kuq në minuten 88 (goditje lojtarit kundërshtar), në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës së Dytë, Gjakova – Kosova VR zhvilluar më 11.04.2022 në Gjakovë. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollist i KF “2 Korriku” nga Prishtina, me nr fanelle 12 si dhe ne ID 011034M06, Për shkak të kartonit të kuq në minutën 86 (ndërhyrje), në ndeshjen e javës së 21-të, Kurda – 2 Korriku, zhvilluar më 06.04.2022 në Shkabaj. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:

Përfaqësuesi i lartë ligjor i FFK-së, Eroll Salihu. Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i lartë ligjor i FFK-së, Eroll Salihu deri me datë 19.04.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi. Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi deri me datë 19.04.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Drenica” Taulant Dajaku deri me datë 19.04.2022 ora 13:00 .

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 13.04.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Related Articles