Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Lajçak në takim me Kamberin: Të drejtat e pakicave janë thelbësore për integrim

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Lajçak në takim me Kamberin: Të drejtat e pakicave janë thelbësore për integrim

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur sot në takim, deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Lajçak përmes një postimi në X ka njoftuar se me Kamberin biseduan rreth të drejtave të njeriut si dhe trajtimin e pakicave që sipas tij janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me
Shaip Kamberi në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, shkroi Lajçan në ‘X’.

Kujtojmë se Kamberi kishte kërkuar disa herë takim me Lajçakun që në fund e realizoi atë.

Related Articles