Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka bërë tatuazh në trupin e saj suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të mbajtura këtë verë në Tokio të Japonisë.
Pejania e kishte nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi kishte fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.
Triumfi i xhudistes tonë erdhi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Ky sukses i madh i saj nuk ka mundur të anashkalohet lehtë nga vetë Distria, e cila ka vendosur ta përjetësoj në trup, duke e bërë tatuazh.
Është kompania ‘Prishtina INK Tattoo’, e cila ka publikuar fotografinë me tatuazhin e ri dhe të vetëm të Distrias.
Tatuazhi i xhudistes tonë është bërë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë.
#DistriaKrasniqi ????#prishtina #ink #tattoo #kosova #prishtina_ink_tattoo #tatuazhe #tattoos #tattoart #tattooink…Posted by Prishtina INK Tattoo on E mërkurë, 22 shtator 2021