Sot, më 15 tetor, shënohet Dita Botërore e Gruas Rurale.
Kjo ditë synon njohjen e kontributit dhe rolin e grave nga zonat rurale në komunitet, me qëllim të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies në tërësi.
Dita Botërore e Gruas Rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në Konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin derisa u shpall ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Për herë të parë, kjo ditë u shënua më 15 tetor 2008, pasi përmes një rezolute Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 njohën “rolin jetik dhe kontributin e gruas rurale, për mirëmbajtjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, për përmirësimin e sigurimit të ushqimit dhe luftimit të varfërisë rurale”.
Ndërsa në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite. /Gazeta Enigma
Dita Botërore e Gruas Rurale – Ja pse shënohet kjo ditë
