Dita Botërore e Sindromës Down – “Kush jam unë” Ekspozitë

Dita Botërore e Sindromës Down – “Kush jam unë” Ekspozitë

Në kuadër të shënimit të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, PEMA ka organizuar ekspozitën e fotografive të titulluar ‘Kush jam unë?’. Ekspozita është hapur në Gjilan, dhe përmbanë fotografi të fëmijëve dhe të rinjve me sindromë Down, të cilët janë përfitues të shërbimeve në 4 QENDRAT E KUJDESIT DITOR – PEMA.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implmentuar nga PEMA. Fotografitë e shkrepura nga fotografi Ridvan Slivova, kapin një sërë imazhesh që përshkruajnë jetën e fëmijëve dhe të rinjve me sindromë Down në Kosovë.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të sfidojë përceptimet për sindromën Down, dhe të shërbejë si thirrje për t’ju dhënë mundësinë këtyre fëmijëve dhe të rinjve të edukohen, trajnohen, si dhe të kenë mundësi që në të ardhmen të sigurojnë një vend pune në atë se çfarë ata duan të ndjekin dhe të ushtrojnë si profesion. Urojmë që përmes këtyre fotografive, të gjithë do të arrijmë të vlersojmë diversitetin njerëzor dhe të njohim vlerat e gjithëpërfshirjes.

Është thelbësore që të krijojmë një botë ku të gjithë trajtohen me respekt dhe dinjitet, pavarësisht nga dallimet e tyre. Le të njohim ëndrrat dhe kontributin e personave me aftësi të kufizuara dhe të punojmë për një vend ku të gjithë mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

#DitaBotëroreeSindromësDown2023

Related Articles