Dita e 7-të – Ende asnjë gjurmë për Florjan Tabakun

Dita e 7-të – Ende asnjë gjurmë për Florjan Tabakun

Florjan Tabaku, i riu që humbi javën e kaluar pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ende nuk është gjetur.

Vëllai i tij, Fabjoni, i është drejtuar sërish redaksisë së Klankosova.tv, duke thënë se nuk kanë ende asnjë informacion për 26-vjeçarin që ka aftësi të kufizuara.

Për gjetjen e tij janë angazhuar nga Policia e Kosovës, ajo e Shqipërisë, Shoqata për Kërkim-Shpëtim Malor të Kosovës, dhe nga vullnetarët.

Kushdo që ka informacione për Florjanin, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.

Related Articles