Dita e Çlirimit, PSD: Kujtojmë dhe falënderojmë ata që kontribuuan në rezistencë

Dita e Çlirimit, PSD: Kujtojmë dhe falënderojmë ata që kontribuuan në rezistencë

Partia Socialdemokrate ka shkruar për përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, dukë thënë se çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe se liria ishte çmimi që e paguam shtrenjtë, njofton Gazeta Enigma.

“Çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe bën gjë që shkonte edhe përtej potencialit të tyre. Lira ishte çmimi që e paguam shtrenjtë. Fundi i shekullit XX ishte pjesa më e vështirë e ecjes shqiptare për t’i flakur tutje prangat e robërisë, por bashkë me sfidën më të madhe të historisë tonë, erdhi edhe kurorëzimi i krejt asaj sakrifice shekullore – çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“Sot në këtë ditë bashkë me urimin, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizim të rezistencës; falënderojmë dhe përkulemi para të gjithë rënëve dhe dëshmorëve të vendit; falënderojmë veteranin e UÇK-së si dhe mirënjohje e veçantë shkon edhe për aleatët perëndimorë që sipërmarrjen tonë për çlirim e ndihmuan me intervenimin ushtarak të NATO-së”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Enigma

Related Articles