Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka lëshuar një deklaratë për Ditën e fitores së Rusisë, duke thënë se Ukraina do të fitojë luftën.
“Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, në të cilën humbën jetën më shumë se tetë milionë ukrainas.
Shumë shpejt do të festojmë dy fitore në Ukrainë, ndërsa Rusia asnjë. Ne fituam atëherë. Ne do të fitojmë tani. Dhe Khreschatyk do të shohë paradën e fitores – Fitoren e Ukrainës! Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin! Lavdi Ukrainës!,” tha Zelensky në një postim në Telegram.
Khreschatyk është rruga kryesore për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.