“Dita e Forcës” nxori ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pajisjet e tyre në oborret e kazermave për vizitorët e shumtë.
Qytetarë, por edhe nxënës shkollash e fëmijë kopshtesh që kishin ardhur në mënyrë të organizuar, patën mundësinë të shihnin nga afër ushtarët e FSK-së dhe pajisjet e tyre nëpër të gjitha kazermat në Kosovë.
Më 27 nëntor në Kosovë shënohet “Dita e Forcës”, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).