Sot ka filluar dita e gjashtë e agresionit Rus ndaj Ukrainës, raporton Gazeta Enigma.
Por, çfarë duhet të dini për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda 24 orët e fundit nga kjo luftë:
- ata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia vazhdon pushtimin
- Të paktën 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në sulmet ruse, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Punëtorë të emergjencës janë duke tentuar të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënoja
- Ushtria ruse është nisur drejt Kievit. Pamjet satelitore shfaqin një konvoj të armatosur që është 65 kilometra i gjatë
- Qendra rajonale e Kersonit tani është rrethuar nga trupat ruse, kanë raportuar disa media, duke thënë se ushtarët dhe pajisjet ushtarake gjenden “në të gjitha anët”.
- Dhjetëra civilë janë vrarë të hënën në sulmet ruse me raketa në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv
- Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono të luftës për të paguar forcat e armatosura