Tre njerëz u vranë në qytetin verior izraelit, Haifa, nga sulmet raketore iraniane të natës së kaluar, tha shërbimi emergjent kombëtar, “Magen David Shalom”.
Kjo e çon në tetë numrin e përgjithshëm të viktimave nga sulmet e natës së kaluar. Një person u vra në qytetin qendror izraelit, Bnei Brak, ndërsa katër të tjerë në Petah Tikva, raporton televizioni CNN.
Në disa video u shfaqën shpërthime që e goditën zonën përreth një rafinerie nafte në Haifa, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke shkaktuar zjarr.
23 njerëz tashmë janë vrarë në Izrael që nga fillimi i shkëmbimit të raketave mes dy shteteve të premten, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
Të paktën 224 njerëz janë vrarë në Iran që nga fillimi i luftimeve, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Iranit, e cila u citua nga mediat zyrtare iraniane.