Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka motivuar bashkëlojtarët e tij para duelit historik përballë Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për kualifikime në Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani kujtoi sakrificën e një dekade të “Dardanëve” dhe rrugën e vështirë të Kosovës për të arritur deri te ky moment historik.
“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo…”, ka shkruar Rrahmani në Instastory.
Me një fitore eventuale në Bratisllavë Kosova siguron finalen e “play-off”-it aty ku do të pres në “Fadil Vokrri” fituesin e duelit tjetër Turqi-Rumani.

