4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-së, andaj sot amerikanët festojnë kudo.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
E gjatë tërë ditës, në ShBA, festohet me parada madhështore, festime familjare dhe në përfundim bëhet hedhja e fishekzjarrëve.
Kujtojmë se ShBA-të janë aleatja më kryesore e Kosovës. /Gazeta Enigma
Dita e Pavarësisë, Amerika sot në festë
