Kryetari i AAK-së, Ramush haradinaj, në Ditën e Tokës është shprehur se kjo shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojnë.
Haradinaj tha se Dita e Tokës shënohet për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që ta ruajnë ajrin, ujin e tokën, për veten e gjeneratat që vijnë.
“Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, shkroi Haradinaj.