“Dita më e errët e jetës”, bashkëshortja e Fatos Nanos mban fjalimin e lamtumirës

“Dita më e errët e jetës”, bashkëshortja e Fatos Nanos mban fjalimin e lamtumirës

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano mbajti një fjalë në mbyllje të homazheve të mbajtura në Pallatin e Kongreseve në nder të tij.

Me zërin që i dridhej ajo e cilësoi të sotmen ditën më të trishtuar dhe të errët të jetës pasi humbi njeriun me të cilin ndau 15 vite të jetës.

“Sot për mua është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin”, u shpreh ajo.

Xhoana shtoi se Fatos Nano ishte më shumë se një person me të cilin kishte rënë në dashuri.

“Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipsej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi”, tha Xhoana Nano./euronews/

Related Articles