Dita më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan që prej vitit 2011-të

Dita më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan që prej vitit 2011-të

Sulmet e djeshme në aeroportin e Kabulit shënojnë ditën më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan, për më shumë se një dekadë.

Në gusht të vitit 2011, një helikopter që transportonte forca speciale të SHBA u godit nga trupat talebane në Tangi Valley, rreth 97 kilometra nga jugperëndimi i Kabulit. 30 ushtarë amerikanë gjetën vdekjen atë ditë.

Kurse nga sulmet që ndodhën dje, shumë se 60 persona, 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan mbetën të vdekur. Në qendër të sulmeve pranë aeroportit të Kabulit ishin qytetarët afganë që tentonin të largohen drejt Shteteve të Bashkuara apo shtetas amerikanë të shërbimit.

Sulmet ndodhën pranë portës Abbey të aeroportit të Kabulit dhe afër një hoteli që njihej si vendqëndrim i britanikëve.

Related Articles