Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Osmani: Jam e frymëzuar nga vajzat e reja

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Osmani: Jam e frymëzuar nga vajzat e reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ajo tha se është e frymëzuar nga vajzat e reja, teksa përmendi klubet e futbollit të Prishtinës, Malishevës dhe fshatit Vitomiricë të Pejës.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare Të Rinisë, jam e frymëzuar nga vajzat e reja të jashtëzakonshme nga klubet e futbollit në Prishtinë, Malishevë dhe Vitomiricë”.

“Kur çdo vajzë e di se është e vlerësuar dhe mund të arrijë gjithçka—qoftë në fushë apo në çdo arenë tjetër—e ardhmja bëhet edhe më e ndritshme. Vazhdoni të ecni përpara”, ka shkruar Osmani. 

Related Articles