“Ditë e veçantë për ne” – LDK nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor

“Ditë e veçantë për ne” – LDK nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor

Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit parazgjedhor me PSHDK-në

Sipas Abdixhikut, frytet e një bashkëpunimi të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.

“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PSHDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listes zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë”, tha Abdixhiku.

Related Articles