Ditë zie për futbollin shqiptar: Vdes nga COVID-19 ish-futbollisti i njohur

Ditë zie për futbollin shqiptar dhe skuadrën e Apolonisë, teksa ka vdekur në moshën 50-vjeçare ish-portieri Arben Sinani.

Ky lajm është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij.

Sinani është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19 duke mos e fituar dot betejën me virusin e përhapur prej më shumë se një viti.

Një lajm i hidhur ky për futbollin shqiptar, klubin e Apolonisë, familjarët dhe miqtë e tij pas vdekjes të ish-portierit Arben Sinani./Gazeta Enigma/

Related Articles