Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht.
Sot u zhvillua në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Në këtë seancë ishte edhe vetë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 ndodhet i burgosur.
Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi:
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.