DJ vdes gjatë transmetimit të emisionit të tij në radio

DJ vdes gjatë transmetimit të emisionit të tij në radio

Një prezantues i një radio lokale vdiq nga sulmi në zemër, teksa po prezantonte emisionin e tij të përditshëm të mëngjesit.

Tim Gough, 55 vjeçar, po prezantonte emisionin e tij të mëngjesit GenC Radio Suffolk, kur muzika ndaloi së luajturi në gjysmë të këngës, një orë pasi kishte filluar emisioni i tij, raporton Daily Mail.

Muzika rifilloi disa minuta më vonë, por Gough, i cili kishte folur vetëm pak çaste më parë, nuk u kthye dhe më vonë u konfirmua se ai kishte ndërruar jetë.

GenX Radio Suffolk postuan në llogaritë e tyre në mediat sociale:

“Të pikëlluar na duhet të ju informojmë se miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë këtë mëngjes teksa prezantonte programin e tij. Tim po bënte atë që donte. Ai ishte 55 vjeç”, thuhej në njoftim.

Related Articles