Protestues nga qytete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa tanimë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, ku pas disa orësh nis protesta “Drejtësi për çlirimtarët”.
Ata kërkuar të lirohen çlirimtarët pasi po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Në prag të nisjes së protestës, brenda turmës shihet i buzëqeshur edhe djali i Hashim Thaçit, një ndër ish-krerët që po gjykohet në Hagë.