Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta nga administrata e Trump, Richard Grenell, i cili e kritikoi kryeministrin, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, i Dërguari i presidentit Donald Trump, shprehet se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.
Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.
Postimi i plotë i Grenell:
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025