Djali i Hashim Thaçit reagon pas fjalimit të Edi Ramës në Strasburg

Djali i Hashim Thaçit reagon pas fjalimit të Edi Ramës në Strasburg

Endrit Thaçi djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Këshill të Evropës ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti fjalim rreth pretendimeve të raportit të Dick Martyt për krime lufte dhe ku ftoi të njëjtin institucion të përkrah Rezolutën e Shqipërisë për një hetim shtesë lidhur me pretendime të tilla të cilat i ka quajtur një “lajm i tmerrshëm i rrejshëm”

“Mburrje, krenari dhe lehtësim nga çfarë u dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë”, ka shkruar djali i presidentit Hashim Thaçi.

Tutje Endrit Thaçi ka thënë se familja e tij e falendëron kryeministrin Edi Rama për gjithçka po bën.

Related Articles