Musli Gucati djali i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkruar sot në Facebook, për gjendjen shpirtërore të familjarëve, pasi babai i tij u operua sërish.
Gjendja shëndetësore e Gucatit siç duket nuk është aspak e mirë, pasi ai është operuar dy herë brenda dy javëve të fundit.
“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi. Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria.”
Ndryshe, Hysni Gucati, u operua sot, vetëm disa javë pas operimit të parë që kishte në Holandë, aty ku po mbahet, pasi u shpall fajtor nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.