Besnik Mustafa, djali i ish kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar pas videos së VV-së se ata kanë terminal doganor.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot si djem të Isa Mustafës u akuzuan dhe shantazhuan nga mediat e VV-së për terminal doganor, derisa ka thënë se kompania “Intereuropa” me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenisë, mirëpo ai ka thënë se këtë pushteti po e bën për shkak të Byrosë për konfiskim të pasurisë.
Ai ka thënë se atë kompani mund ta mbyllin por që do të kenë punë me shtetin slloven dhe jo familjen Mustafa, duke shtuar se kompania nuk është as e LDK-së, që i frikësohen aq shumë.
Mustafa ka thënë se për gjëra të tilla si shantazhim, tentim frikësimi, edhe bartësit e pushtetit japin llogari para ligjit.