Djali i ish-kandidates për presidente në SHBA i reagon Vuçiqit: Kosova është Shqipëri

Djali i ish-kandidates për presidente në SHBA i reagon Vuçiqit: Kosova është Shqipëri

Djali i Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, duke thënë se ‘Kosova i përket Shqipërisë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.

Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiqi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

Related Articles