Djali i Dejan Pantiqit, ish-policit që dyshohet për vepra terroriste, ka folur pas lirimit të babait të tij nga paraburgimi në arrest shtëpi.
Lirimin e të atit, ai e ka përshkruar si fitore të madhe për Serbinë, duke thënë se shpreson për një zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë.
“Sot, pas tre javësh, një lajm vërtet i mirë për ne. Nuk është ky fundi, babai im është në arrest shtëpiak, por ajo ishte një situatë që ne nuk e njihnim dhe nuk dinim çfarë po i ndodh… do t’i shkojmë deri në fund procesit, derisa liria e tij të jetë e plotë”, ka thënë Predrag Pantiq në një paraqitje për TV Prva.
Ai ka thënë se nuk ka ende informacione se kur do të arrijë babai i tij në shtëpi, por ka thënë se shpreson që të jetë sonte.