Altin Krasnqi, djali i Jakup Krasniqit, ka vizituar babanë e tij në Hagë.
Për vizitë ai atje ishte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij për të festuar Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se ky udhëtim është simbolik për të, është përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës.
“Nëntori na sjell sërish në Hagë, bashkë me gruan dhe vajzën time Toskën. Ky udhëtim është më shumë sesa simbolik për mua, është një përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës. Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babanë tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”.
“Këto vizita në Hagë tek babai im, nuk janë thjeshtë familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë. Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka shkruar Altini. /Gazeta Enigma