Adonis Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren.
I biri i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, ka dalë i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”.
Në këtë pozitë janë pranuar edhe dy persona të tjerë, Berat Shala dhe Armend Pulaj.
Në vendimin e siguruar nga KlanKosova.tv, dy pozita në konkurs kanë qenë edhe për “Kryepunëtorë” dhe aty janë punësuar, një Armend Shala dhe Bekim Thaqi.