Djali i Nait Hasanit, në mesin e të ndaluarve për manipulim të votave në Prizren

Djali i Nait Hasanit, në mesin e të ndaluarve për manipulim të votave në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Në mesin të ndaluarve është edhe djali Nait Hasanit, kandidatit për deputet nga PDK-ja.

Si pasojë e dyshimeve për manipulim të vullnetit qytetar, të ushtruar më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, KQZ mori vendim fillimisht për rinumërim të pjesshëm të votave për kandidatët për deputetë.

Duke parë që kishte dallim të madh të votave për disa kandidatë, në krahasim me rezultatet preliminare, u mor vendim që të ketë rinumërim të tërësishëm.

Deri më tani, Nait Hasanit i janë hequr plot 3333 vota në raport me numërimin e parë. Më shumë se atij i janë hequr vetëm bashkëpartikut të tij, Fetah Paçarizit, që rezulton se deri në këto momente kur po raportojmë, ai ka plot 6752 vota më pak se në rezultatet e para preliminare. 

Ndonëse nuk dhanë detaje të tjera për aksionin, nga Policia theksuan se detajet e tjera do bëhen publike pas përfundimit të aksionit.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti.

Më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë cak i këtij aksioni hetimor./GazetaEnigma/

LEXO EDHE:

Related Articles