Djali i shefit të zyrës së ‘Al Jazeera’ në mesin e gazetarëve të vrarë në Gaza

Djali i shefit të zyrës së ‘Al Jazeera’ në mesin e gazetarëve të vrarë në Gaza

Djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza është vrarë në një sulm izraelit në Gazën jugore.

Hamza al-Dahdouh, një gazetar dhe kameraman i rrjetit Al Jazeera, ishte me gazetarë të tjerë në një rrugë midis Khan Younis dhe Rafah kur goditi një sulm me dron, shkruan BBC.

Katër anëtarë të tjerë të familjes së shefit të byrosë Wael al-Dahdouh u vranë gjithashtu në tetor.

Gruaja e tij Amna, nipi i tij Adam, djali i tij 15-vjeçar Mahmoud dhe vajza shtatë-vjeçare Sham vdiqën të gjithë në një sulm izraelit.

Sipas Hisham Zaqout, një korrespondent i Al Jazeera-s, Hamza dhe një grup gazetarësh ishin rrugës për në zonën Moraj në verilindje të Rafahut – e cila u caktua një “zonë humanitare” nga ushtria izraelite, por që thuhet se ishin bombarduar së fundi.

Shumë qytetarët ë Gazës kishin ikur nga ajo zonë për t’i shpëtuar bombardimeve në rajone të tjera të territorit. Hamza kishte synuar të raportonte mbi situatën e zhvilluar dhe pasojat e bombardimeve në atë pjesë.

Pamjet e drejtpërdrejta nga Al Jazeera treguan se si u shkatërrua makina me të cilën po udhëtonin.

Related Articles