Në Kumanovë ishte i njohur me ëmbëltoren e tij, që gati gati për 30 vite e kishte mbajtur duke punuar vetë me djalin e tij.
Ndërsa sot po e mbyll sepse ka mbushur 63-vite dhe nuk mund të kujdeset dhe punojë më, kjo pasi djali i tij ka vendosur ta ushtrojë profesionin në Evropë.
Samet Idrizi nga Gostivari me lot dhe emocione u përshëndet nga shumë qytetarë që vinin për herë të fundit.
“Mas pari për shkak të viteve, kam bërë 63 vjet dhe jam lodhur më me djalin vetë, punëtor nuk mund të gjej, vinin dy ditë punon u largoheshin dhe ajo më detyron se punë kemi pas boll.
Faleminderit shumë nga gjithë qytetarët e Kumanovës, na kanë respektua shumë unë ditën e sodit e kuptova çfarë respekti paskam pas në Kumanovë” – tha mes tjerash Samet Idrizi nga Gostivari. /OpenTV